-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“MoIIa e Kuqe, nesër e kaIbur”: Përqeshja e rëndë që gazetar RobeIIi ia bëri Jakup Krasniqit dhe shoqërisë kosovare

Rekomandime

Gazetari nga diaspora, Enver Robelli, ka komentuar me fjalë përçmuese fjalimin e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, dhënë sot në Hagë. Çka tha Robelli?

- Advertisement -

Përmes përgjithësimesh z. Robelli shkruan se fjalimi i z. Krasniqi na paraqet “neve si shoqëri”. Epigrafi i këtij shkrimi është “Jakupi jemi ne”.

Por, çka jemi ne e çka është z. Krasniqi? Fjalët e z. Robelli zor se i rrijnë një përcaktori të vetëm, por megjithatë mund të cilësohen si përçmuese.

Ju lusim ta lexoni me kujdes paragrafin e mëposhtëm:

- Advertisement -

“Mbajmë fjalime të mëdha e prodhojmë libra të vëllimshëm (ndokush mund të thotë: libra të trashë), vringëllojmë me dokumente në betejat e përditshme politike, duam t’ia nxjerrim sytë njëri-tjetrit, kundërshtarin politik duam ta eliminojmë, jo vetëm ta nxjerrim nga gara, ngjarjet e vogla i glorifikojmë në beteja legjendare deri te Molla e Kuqe, pa e menduar se nesër Mollën e Kuqe duhet ta quajmë mollë të kalbur.”

Se çka ka dashur të thotë me “vringëllimën” e dokumenteve është e pakuptueshme. Por, megjithatë kur thotë “duam t’ia nxjerrim sytë njëri-tjetrit” mund të shtrohet pyetja nëse po e bën një gjë të tillë edhe Robelli? A nuk po do edhe ai që – folur figurshëm – t’i nxjerrë sytë Jakup Krasniqit përmes këtij statusi?

- Advertisement -

Por, po ashtu aty shtrohen edhe pretendime tjera konkrete – megjithëse përgjithësimi është problemi themelor i statusit – si psh: “kundërshtarin politik duam ta eliminojmë…”

Ndërkohë, besohet që përmes “Mollës së Kuqe” ai bën referencë me shumë opinione dhe dorëshkrime që po i përdoren atij nga Zyra e Prokurorisë Speciale (ZPS). Por, a është “Molla e Kuqe” alegoria e duhur?

Jakup Krasniqi edhe sot ka kërkuar që të mos i përdoren një numër komunikatash që kishin pasur qëllim propagandistik, për të rritur respektin te UÇK-ja dhe autoriteti saj.

“ (Prokuroria) Ka marrë materiale të shumta, ka marrë letrat që i kam çuar nga burgu, por ato nuk janë kurrfarë dëshmie për të cilat po pretendon Prokuroria në këtë aktakuzë,” – është shprehur sot Jakup Krasniqi.

Në lidhje me këtë çështje besohet që foli dje edhe Hashim Thaçi dhe tha këto fjalë:

“Spekulimet po shndërrohen në fakte. Inatet politike nuk duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë. Këto vlejnë edhe për disa botime e opinione të përshtatura të akterëve të luftës.”

Por, a mund të nxirren kuptimet e përgjithësuara dhe përqeshëse të Robellit nga fjalimi i bërë nga z. Krasniqi? Vështirë të thuhet, marrë parasysh që përgjithësimet e Robellit provojnë të godasin gjithë ligjërimin e pjesëtarëve të UÇK-së mbi UÇK-në derisa në anën tjetër, ZPS-ja merret me çështje shumë më konkrete.

Vështirë se nesër mund ta quajmë Mollën e Kuqe mollë të kalbur siç pretendon Robelli. Në anën tjetër, juristi dhe ish-këshilltari i kryeministrit Kurti Durim Berisha ka lavdëruar fjalimin e z. Krasniqi me këto fjalë:

“Ai (Krasniqi) mjeshtërisht dha një “dëshmi” hyrëse ku nuk e mohoi kontributin dhe rolin e tij (për dallim nga Thaçi) e as nuk i dha pompozitet për t’u dukur superhero e për ta rënduar faktikisht pozicionin e tij para trupit gjykues (për dallim nga Rexhep Selimi) por e goditi në esencë motivin e supozuar të Prokurorisë.” – u shpreh ai.

Kujtojmë se shumë përkrahës apo edhe aktivistë të VV-së, si Rron Gjinovci e Enis Sulstarova, pas fjalës së mbrojtjes po sulmojnë ish-krerët e UÇK-së për rolin e tyre në luftën çlirimtare duke pretenduar se mënyra se si po mbrohen ua zbehë atë rol.

“Dy rezultate janë të mundshme nga ky proces gjyqësor: 1. Disa përfundojnë në burg si përgjegjës për krime kundër njerëzimit ose për mosparandalimin e tyre; 2. Lirohen të pafajshëm dhe dëshmu që s’kanë pasë kurrfarë roli drejtues në luftë.” – tha dje aktivisti i shoqërisë civile dhe mbështetësi i kryeministrit Kurti, Rron Gjinovci.

Të gjithë ata që kanë interes të lexojnë aktakuzën e përditësuar ju ftojmë të klikoni KËTU./Nacionale

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit