1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Moldavia: Fati i botës varet nga mënyra se si përfundon kjo Iuftë

Rekomandime

Ministri i Jashtëm moldav Nicu Popescu në një intervistë ka thënë se e ardhmja e vendit të tij dhe e Europës në tërësi varet nga mënyra se si përfundon Iufta në Ukrainë.

“E ardhmja e të gjithë kontinentit mbështetet në kapacitetin e Ukrainës për të ruajtur sistemin e saj politik, qëndrueshmërinë e vendit të saj. Në një farë kuptimi, fati dhe e ardhmja e çdo vendi në këtë pjesë të botës… varet nga mënyra se si përfundon kjo Iufte, ku përfundon dhe kur përfundon,”-tha Popescu.

- Advertisement -

Sipas Sky News, në Moldavi është rritur shqetësimi se vendi mund të kthehet në objektivin e ardhshëm të agresionit rus. Ditën e hënë më 25 prill 2022, ditën e dytë të Pashkëve ortodokse, u sulmua me raketa qendra e shërbimit sekret (KGB) në Tiraspol. Nuk ka pasur të lënduar, godina ishte bosh në momentin e sulmit. Ditën tjetër, më 26 prill pasuan sulme të tjera ushtarake në Transilvani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit