7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Molliqaj i kërkon dorëhqje Vitisë e Kurtit pas vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani!

Rekomandime

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Ministri Vitia por edhe Kurti, e kanë shkelur kushtetutën kur i kanë shpallur masat. Sipas Molliqajt, të lartëpërmendurit duhet të japin dorëheqje, pasi që kjo i ndihmon hetimet.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë:

Dorëheqja është përgjegjësi politikeVarësisht nga pozita ekonomike, vendndodhja gjeografike apo regjjmi politik nën të cilin jeton, ashtu i përjeton edhe pasojat e virusit.Ka politike edhe në kohë pandemie.

Mirë do ishte që atë ta shkëpusim nga instrumentalizimi, por kurrsesi t’i sheshojmë dallimet e kontradiktat. Askush nuk duhet të bëjë me gisht mbi fajësinë apo vargun e kauzalitetit deri tek ngjarja. Por, përgjegjësi politike duhet kërkuar.

- Advertisement -

Dorëheqje tash!Dorëheqje sepse kjo i ndihmon hetimet;Dorëheqje sepse karantina ka shërbyer për përndjekje politike;Dorëheqje sepse njerëzit nuk ishin të barabartë para karantinës, kurse karantina është e paligjshme;Dorëheqje sepse ministri Vitia e ka shkelur kushtetutën me paramendim kur shpalli masat. Midis Kushtetutës dhe shefit, e zgjodhi shefin;Dorëheqje sepse ngjarja ndodhi nën mbikeqyrjen e shtetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit