1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Molliqaj në arrati, Krasniqi numëron ‘KRlMET’ e policisë së Kosovës

Rekomandime

Frashër Krasniqi duke mos folur për arratinë e kreut të partisë së tij, Dardan Molliqajt që po kërkohet nga policia ka gjetur kohë të arsyetoj atë kritikuar policinë, për mosintervenim ndaj kolegëve të tyre, që paskan ushtruar dhunë ndaj Molliqajt.

Krasniqi nëpërmjet Facebook ka numëruar rastet kur sipas tij është dashur ndërhyja e policisë por këta të fundit nuk kanë reaguar.

- Advertisement -

A i ka bë ftesë Policia për intervistim policëve qe na kanë goditë tërë kohën tinëzisht gjatë protestës?
A kanë nisur hetimet për policin që e goditi disaherë Dardanin, kur e morën lartë në shkallë, apo për atë tjetrin polic që e kapi për fyti? S’po pyes për policët që shanin e ofendonin vazhdimisht.
A e ka ftu Policia për intervistim anëtarin e VV në Londër që ka bë kërcënim të hapur ndaj Dardanit? Sepse për një “kërcënim” hajgare ndaj Kryeministrit në “ShesBlej” janë arrestu 2 persona.
Pse u lejuan protestuesit e para do ditëve me mbajtë fjalim nga shkallët, kurse ne jo?
A nuk është drejtësia selektive padrejtësi dhe instrumentalizim politik i policisë?”,
ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Policia e Kosovës është në kërkim të kryetarit të PSD’së, Dardan Molliqaj, pas shuplakës që i dha policit në proestën e së shtunës.

Që pas porotestës policia e Kosovës provoi të kontaktojë me Molliqajn që ta ftojë për intervistim si i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar, por ai kishte fikur telefonin e tij, madje e kërkuan edhe në selinë e partisë por s’e gjetën.

- Advertisement -

Ndonëse policia s’po bie në gjurmë të tij, ai u lajmërua mbrëmë në Facebook, duke thënë se nuk qe shuplakë por shtyerje, ajo që ne e pamë si goditje.

Dardan Molliqaj ka shpjeguar situatën në momentin kur e goditi me shuplakë zyrtarin policor.

- Advertisement -

“Ne ishim në përpjekje e sipër që t’i lirojmë shkallët ku planifikonim t’i mbanim fjalimet. Në ato momente, dy komandantët e operacionit më kane ftuar që të diskutojmë, por në të njëjtën kohë policët tjerë më kanë shtyer, tërhequr zvarrë, sharë e ofenduar. Ajo ka qenë situata kur unë kam shtyer njërin nga policët. Pra, jo goditje, shtyerje. Lus që videot të publikohen të plota. Komandantët prezent duhet ta japin dëshminë e plotë. Edhe një herë, ky sqarim nuk dua të kuptohet si arsyetim”, ka shkruar ndër të tjerash Molliqaj në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit