-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Molliqaj: Si po i trajtojmë serbët në veri, ngjashëm si na trajtonte Millosheviqi neve

Rekomandime

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes që të mos rrëshqasë në pozicione fashiste kur merret me serbët e veriut.

- Advertisement -

Molliqaj, duke folur në emisionin Pressing, ka thënë se ka ngjashmëri trajtimi i serbëve të veriut me trajtimin e shqiptarëve nga regjimi i Millosheviqit.

“Problemi në veri nuk mund të trajtohet me përdorimin e forcës dhe fuqisë. Mënyra si e kemi trajtuar problemin e veriut kohëve të fundit dhe serbëve në veri, unë mendoj se ka rrezik dhe ka ngapak ngjashmëri me qysh na ka trajtu neve Millosheviqi”, ka deklaruar Molliqaj në Pressing.

“Duhet të kemi kujdes, sepse ka pak ngjashmëri”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Sipas Molliqajt, me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, është dëshmuar që veriu kontrollohet nga Serbia.

“Mua më duket që Kurti e ka keqllogaritur masën e tij të reciprocitetit. Ne kemi qenë kundër sepse problemi nuk është ligjor në veri, por është politik. Tani na treguan që realisht veriun e kontrollon Serbia”, ka deklaruar kryetari i PSD-së.

- Advertisement -

Molliqaj ka thënë se nuk mund të thuhet që të gjithë serbët janë të instrumentalizuar.

“Ka një tendencë jo vetëm të pushtetit, që serbët janë vetëm të instrumentalizum. Ju dhe ne e dimë që 98% të atyre votave i fiton Lista Serbe. Ne mund të themi se ata votojnë gabim, por s’mund të themi se të gjithë janë të instrumentalizuar”, ka thënë Molliqaj.

Kryetari Molliqaj ka theksuar problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të shuhen vetëm nëpërmjet një marrëveshjeje politike, e jo nëpërmjet demonstrimit të forcës nga Kosova apo Serbia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit