1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Molliqaj: Vetëvendosje e instrumentalizoi vdekjen e Astritit, tash nuk mërzitet për raportin zviceran

Rekomandime

Një ditë pas publikimit të gjetjeve të ekspertizës shtesë për rastin e Astrtit Deharit, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë këtij rasti duhet t’i shkohet deri në fund për zbardhjen dhe sqarimin e çdo rrethane mbi vdekjen e tij.

- Advertisement -

Sipas Molliqajt, mënyra e trajtimit të këtij rasti ka nxjerrë në pah “të vërtetën e Vetëvendosjes”.

Molliqaj ka thënë se emri dhe vdekja e Astritit është përdorur për luftë të brendshme e të jashtme.

“Kush dëshiron ta kuptojë partinë në pushtet përmes një rasti, ju lutem përcjelleni rastin e Astritit. Nuk ekziston edhe një ilustrim më i qartë për natyrën dhe përmasat e instrumentalizimit të një çështjeje sesa çfarë tha e bëri VV përmes këtij rasti. Emri i tij dhe vdekja e tij është përdorur për luftë të brendshme e të jashtme. Atëbotë, Kurti dhe një grup rreth tij hynë në shpirtërat e njerëzve duke përdorur dhimbjen sikur ushujzat gjakun” ka shkruar Molliqaj.

- Advertisement -

Ai ka akuzuar VV’në se po heshtin për eskpertizën shtesë.

” Tash heshtin. Pushteti vazhdon. Kush po mërzitet për raportin e Institutit nga Zvicrra? Rasti i Astritit ka kryer punë”, ka shkruar Molliqaj.

- Advertisement -

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka njoftuar se më 1 prill ka pranuar raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Sipas Prokurorisë, raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, konstaton:

Analizat e AND-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin, Astrit Dehari, në momente të afërta me vdekjen, (brisk rroje, stilolaps i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali, nuk kanë treguar profil të AND-së për veç të atij, Astrit Dehari.

Analizat toksikologjike plotësuese të gjakut periferik të Astrit Deharit, kanë treguar praninë kafeines dhe mos prani të etanolit.

“Sa i përket ekshumimit të trupit të të ndjerit nuk ka rekomandim në ekspertizë dhe e njëjta nuk është rekomanduar që të ri ekzaminohet trupi duke pasur parasysh se sa kohë ka kaluar”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, raporti është pranuar në gjuhën frënge, ndërsa më 8 prill e kanë pranuar të përkthyer.

“Prokuroria Speciale njofton se raporti i ekspertizës është pranuar në gjuhë frënge dhe më pas është dërguar për përkthim në gjuhë shqipe. Ndërkaq, më datë 08.04.2022, rreth orës 15:30, kemi pranuar raportin e përkthyer në gjuhë shqipe”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit