3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Momentalisht, Kosova e katërta në “Tokyo 2020”

Rekomandime

Sot po zhvillohet dita e dytë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, me disa nga sportet që po zhvillohen, përfshirë xhudon.

- Advertisement -

E pikërisht në xhudo, Kosova sot e siguroi medaljen e artë falë Distria Krasniqit në kategorinë deri në 48 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Ajo u tregua fantastike duke eliminuar çdo kundërshtare që i doli përpara.

Pas ditës së dytë në “Tokyo 2020”, Kosova renditet në vendin e katërt sa i përket medaljeve nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

- Advertisement -

Kina prin me katër medalje, tri të arta dhe një të bronztë, e ndjekur nga Japonia me një të artë dhe një të argjendtë. E treta është Korea e Jugut me një të artë dhe dy të bronzta.

- Advertisement -

Vendin e katërt e ndajnë Ekuadori dhe Kosova me nga një medalje të artë të fituar deri tani.

Përveç saj, Kosova në këtë Olimpiadë paraqitet edhe me 10 sportistë tjerë, katër nga të cilët janë në xhudo, e prej të cilëve priten medalje tjera olimpike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit