3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Momenti dramatik kur gjatë stërvitjeve ushtarake rrëzohen dy helikopter të Gardës Kombëtare

Rekomandime

Dy helikopterë të Gardës Kombëtare në Utah, janë rrëzuar të martën në afërsi të një pushimoreje, përkatësisht resortit të njohur ku shumë skiator e vizitojnë.

Fjala është për helikopterët luftarak UH-60 Black Hawk, që i përkasin Gardës Kombëtare të Utah, që u rrëzuan gjatë një stërvitje jo larg pistave të skijimit në Snowbird.

- Advertisement -

Sipas informacioneve zyrtare, në aksident nuk ka të lënduar apo vdekur. E gjithçka ndodhi në afërsi të Minereal Basin në Snowbird – 50 kilometra larg Salt Lake City.

Disa teleferikë të montuar në këtë zonë kanë kapacitetet që të transportojnë mbi 17 mijë skiatorë nëpër pista.

E si pasojë e përplasjes të dy helikopterët janë shkatërruar.

- Advertisement -

“Pasi që u rrëzua helikopteri i parë, pjesët e helikës janë ndarë dhe goditën helikopterin e dytë”, ka njoftuar Garda Kombëtare.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit