Ky është momenti dramatik kur një Iuftëtar ukrainas përdor një raketë të prodhuar nga Britania për të shpërthyer një dron rus.
SuImi vjen përderisa tanket dhe strehët e Vladimir Putinit po goditen gjithashtu në pritat e fundit të Ukrainës.
Pamjet tregojnë një ushtar ukrainas duke lëshuar raketën Starstreak drejt dronit rus Orion.
Shokët e tij ushtarë dëgjohen duke brohoritur pasi ai qëllon dronin.
Ai gjithashtu mund të shihet duke festuar ndërsa zgjat gishtin e mesit drejt qiellit, shkruan The Sun.
Klipi u shpërnda nga ushtari ukrainas, Yuriy Kochevenko i cili falënderoi Britaninë për sistemin raketor dhe tha se Ukraina përdor “mbështetjen e aleatëve në mënyrë efektive”.
“Përdorimi i suksesshëm Iuftarak i Starstreak MANPADS në Iuftën ukrainas-ruse. Mbrojtja ajrore #95ОДШБр shkatërroi UAV-në ruse Orlan, kjo është përshëndetja e parashutistëve ukrainas Boris Johnson. Faleminderit Britani. Ne përdorim me efektivitet mbështetjen e aleatëve. Jepni më shumë. Për lirinë tonë dhe tuajën!”.
Kjo video vjen pasi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha në një postim në Facebook se Iuftëtarët ukrainas rrëzuan një tjetër dron rus Orlan-10 me sistemin raketor Starstreak.
“Në rajonin e Kharkiv, njësia e mbrojtjes ajrore e një brigade të veçantë suImi ajror me MANPADS “Starstreak” të prodhimit britanik shkatërroi me sukses një tjetër UAV rus “Orlan-10”, ka shkruar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Raketa me rreze më të gjatë mund të godasë objektiva deri në 2.5 km larg.
Në fillim të këtij muaji Ukraina përdori për herë të parë raketën britanike, duke synuar një helikopter rus.
Një klip dramatik tregoi momentin kur Mi-28N u godit nga Starstreak në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore.
Ndërkohë, pamjet e tjera tregojnë ushtarët ukrainas duke suImuar tanket ruse ndërsa forcat e Putinit vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre.