3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Momenti kur Bashkim Jashari që sot u bë komandant i FSK-së kishte pritur burrat e familjes Jashari (VIDEO)

Rekomandime

Bashkim Jashari është caktuar sot si komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas dorëheqjes së ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.

Ndërsa kohë më parë, më 29 qershor të vitit 1999, Bashkim Jashari i kishte pritur katër burrat e familjes Jashari, Rifat (Shaban) Jashari, Murat (Rifat) Jashari, Lulzim (Adem) Jashari dhe Bekim (Hamza) Jashari, të cilët jetonin në mërgim, e që u kthyen në Kosovë, dy javë pas çlirimit.

- Advertisement -

Ata vinin në Kosovë, por nuk i takuan të gjallë më të dashurit e tyre, të cilët kishin rënë dëshmorë për lirinë e Kosovës, të cilët deri në frymën e fundit luftuan me paramilitarët serbë me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Pamjet ku Bashkimi i prit katër anëtarët e familjes Jashari janë të realizuara nga Halit Barani.

Në video shihet, saktësisht te minuta e 02:00 edhe Rrahman Rama, ish gjenerali duke pirë cigare.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit