Një moment kaosi ndodhi në një ndeshje futbolli në ligën e Guatemalas kur një gjarpër 1.5 metra hyri në fushën e lojës.
Në minutën e 82-të të ndeshjes ndërmjet Nueva Concepcion dhe Municipal me vendasit që po udhëhiqnin 1 me 0, referi u detyrua ta ndalonte ndeshjen pasi në fushë u pa zvarraniku i rrezikshëm.
Në fillim, një rojtar i fushës u mundua ta largonte i vetëm zvarranikun, mirëpo kur e ai e pa se ai ishte shumë i madh, në ndihmë i erdhën edhe dy policë që edhe e larguan atë.
Pas ndërprerjes së ndeshjes, loja vazhdoi dhe u mbyll me fitoren e Nueva Concepcion që siguroi fitoren e parë për këtë sezon.