Qytetarit nga Prishtina, Shyqri Galica tregon se si ia vodhën veturën e parkuar para banesës, kamerat e sigurisë shfaqin një person të maskuar.
Në mes të parkingut përplot vetura, kjo hapësirë mbeti bosh.
Pikërisht para banesës së tij, Shyqri Galicës iu vodh vetura gjatë së premtes në lagjen Aktash në Prishtinë.
Siç shihet në pamjet që ka siguruar T7, në orët e hershme të mëngjesit një person i maskuar i ka mësyer disa veturave me tentimin që t’i hapë.
Mirëpo ai kishte arritur ta vjedhë veturën e tipit Golf 5 që i përkiste Galicës.
Se si ndodhi rasti, e çfarë u bë pastaj tregon vetë ai.
Madje ish profesori i gazetarisë, shprehet se është i zhgënjyer që hetuesia nuk e ka telefonuar e as s’ka dhënë ndonjë detaj deri tash.
Ndërkohë rastin e kanë raportuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Kohëve të fundit, janë shtuar rastet e vjedhjeve të tilla në Kosovë.