Dje në “Shtëpinë e Bardhë” në sy të presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për stabilizim të ekonomisë.
Në media u shpalos çdo gjë nga takimi që ndodh në Dhomën Ovale, transmeton Kosova ime.
Por, një moment epik i ka ikur shumë shikuesve. Deri sa presidenti Trump po fliste për vendosjen e ambasadës së Serbisë në Izrael, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ishte në siklet të paparë.
Në rrjetet sociale po shpërndahet videoja ku shihet presidenti serb në siklet.
Ups pic.twitter.com/NkvxvPWgQH
— PaoloStefanini (@PaoloStefanini5) September 5, 2020