-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Monopol i ri: Si u përzgjodh kompania me tre punëtorë për tiketat e automjeteve

Rekomandime

Një kompanie të krijuar para tri vitesh, me kapital 1 mijë euro dhe me tre punëtorë, i është besuar një punë që i siguron qarkullim 2 milionë euro. Puna e kësaj kompanie është ofrimi i tiketës ngjitëse, me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve. Por, si u përzgjodh kompania që do të kryejë këtë shërbim dhe çka përmban marrëveshja e nënshkruar?

- Advertisement -

Kosova s’po mund t’iu shpëtojë monopoleve asesi. Ende pa marrë fund monopoli në fushën e homologimit, Qeveria Kurti ka vendosur një monopol tjetër.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë “Auto Control Kosova”, për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve, kostoja e së cilës është 4 euro e 99 centë.

Kohëzgjatja e kësaj marrëveshje është për një periudhë prej pesë vitesh, derisa do të nis së zbatuari nga 1 shtatori i këtij viti.

- Advertisement -

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Hysen Durmishi, zëvendësi i Ministrit Liburn Aliu, në një prej televizioneve në vend.

Sipas marrëveshjes, qytetarët obigohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre.

- Advertisement -

“Cdokush që e regjistron automjetin e tij, është i obliguar të pajiset me tiketë ngjitëse fillimisht të paguajë një taksë prej 4 e 99 euro por qytetarët duhet ta dine se me këtë mund ta kenë një ngarkesë financiare në momentin fillestar por shumë shpejt do lirohen nga një taksë tjetër”, ka thënë Durmishi.

Por, si u përzgjodh kompania që do të ofrojë këto tiketa ngjitëse?

Nga “Auto Control Kosova” kanë deklaruar për Gazetën Express se procesi në lidhje me ofrimin e shërbimit me “Tiketë ngjitëse” ka filluar më 19 shtator të vitit 2018, kur edhe ishte shpallur njoftimi publik në web faqen e Ministrisë së Infrastrukturës.

“Për ofrimin e këtij shërbimi kanë paraqitur ofertë 3 operatorë ekonomikë, ne mesin e tyre edhe ne si Auto Control Kosova SH.P.K në partneritet me kompaninë austriake Forster Verkehrs- und Werbetechnik GmbH (tutje: FORSTER). Pas vlerësimeve është konstatuar se Auto Control Kosova – SHPK i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret, ndërsa 2 operatorët e tjerë nuk i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e kërkuara. Pra, procesi ka qenë i hapur për të gjitha kompanitë pa asnjë kufizim dhe është respektuar konkurrenca e lire”, thuhet në përgjigjet kompanisë.

Kompania thotë se atyre u është mohuar e drejta e fituar për tri vite, meqenëse ky process është finalizuar tek në qershor të këtij viti.

“Ky proces përkundër vonesave, ka kaluar të gjitha fazat e vlerësimit dhe është finalizuar në pajtim me legjislacionin në fuqi, vetëm në qershor 2021. Për ne si kompani (Auto Control Kosova), e sidomos kompaninë partnere FORSTER, ka qenë e pakuptimtë pse për 3 vite me radhë na është mohuar një e drejtë e fituar, dhe nga mos ofrimi i këtij shërbimi me “Tiketë ngjitëse” është dëmtuar interesi publik (Ketë do ta sqarojmë për juve në vijim të shkresës)”, kanë deklaruar nga “Auto Control Kosova”.

Këtë taksë, kompania e ka arsyetuar me të mirat që thotë se ofron, e që sipas saj janë: Rritja e sigurisë në rrugë, ndalja e humbjeve prej 20 milionë eurove nga aksidentet e makinave të paregjistruar, uljen e humbjeve nga makinat e paregjistruara, anëtarësimin në Kartonin e Gjelbër, derisa thonë se më këtë shërbim do të mundësohet edhe heqja e pagesës shtesë prej 30 euro që paguhet me rastin e regjistrimit të veturës.

“Ky shërbim mundëson heqjen e pagesës prej 30 euro shtesë që aktualisht qytetarë e paguajnë me rastin e regjistrimit te automjetit (Pra, me ofrimin e këtij shërbimi me “Tiketë ngjitëse” paguhen 4.90 euro dhe krijohen kushtet qe te hiqet pagesa prej 30 euro, e me ketë qytetari paguan 25 euro me pak, nga sa paguan aktualisht. Pra, e ritheksojmë se vetëm ne lidhje me ketë taksë, qytetari do të paguaj 25 euro me pak, pas zbatimit te këtij shërbimi”, thuhet tutje në përgjigje.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, “Auto Control Kosova” është regjistruar si biznes tek në qershor të vitit 2018.

Kapitali i saj është 1 mijë euro, ka vetëm tre punëtorë, derisa numri i aksionarëve shkon në shtatë.

Si aktivitet primar, kjo kompani e ka deklaruar tregtinë me shumicë të pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve.

E nëse gjithçka shkon sipas marrëveshjes, kjo kompani pritet të ketë qarkullim vjetor rreth 2 milionë euro.

Zv.ministri Hysen Durmishi ka arsyetuar lidhjen e kontratës, duke thënë se përmes “tiketave ngjitëse” do të evidentohen automjetet e paregjistruara, rrjedhimisht edhe do të bie numri i tyre.

“Tiketa ngjitëse ndikon në evidentimin e lehtë të automjeteve në komunikacion prandaj do të mundësoj që shumë shpejtë të arrijmë në pragun nën 5% të automjeteve të paregjistruara. Me këtë ne kemi përfitim si qytetarë sepse në njërën anë heqet taksa prej 30 euro e në anën tjetër plotsojmë kriterin kryesor të aplikimit për kartonin e gjelbërt me të cilin përfitimet janë të shumta. Përfitim tjetër natyrisht që është edhe siguria rrugore sepse nuk do të kemi automjete pa kontrollë teknike e regjistrim në komunikacion e rrjedhimisht më pak aksidente”, ka shkruar sot zv.ministrit Durmishi.

Marrëveshja e nënshkruar mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe “Auto Control Kosova”.

Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ka pasur reagime të shumta.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë për të kundërshtuar këtë takes, pavarësisht se sipas kompanisë thirrja për shpallje publike është bërë në kohën sa ai ka qenë kryeministër.

Ai ka thënë se nga ky vendim përfiton një biznes privat dhe zbrazen xhepat e qytetarëve.

“Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja. Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkohë, zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, i cili ka thënë se kjo marrëveshje është monopol i pastër.

“Problemi më i madh është marrëveshja që Ministria ka nënshkruar me firmën “Auto Control Kosova” sh.p.k. Kjo firmë është e regjistruar në qershor të 2018 me kapital fillestar 1000€ dhe ka vetëm 3 punëtor. Aktiviteti i saj është tregtia e veturave dhe pjesëve të veturave. Vitin e kaluar janë regjistruar 370 mijë vetura. Pra një firmë me 3 punëtorë do të qarkullojë rreth 1.800.000,00€ në një vit. Monopol i pastër”, ka shkruar Nushi.

Kjo marrëveshje është mirëpritur vetëm nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Drejtori i BKS’së, Sami Mazreku, ka thënë se pavarësisht shumës që do paguajnë qytetarët kjo do të ndikojë pozitivisht në uljen e qarkullimit të veturave të paregjistruara./Express

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit