-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Mos bëni ashtu se gjithçka po inçizohet” del transkripti i përplasjes Komshiq-Dodik për Kosovën

Rekomandime

Në presidencën e Bosnje e Hercegvoinës është ditë më parë është vendosur në rend dite pika për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Megjithatë nga aty s’ka dalë ndonjë vendim, meqë Millorad Dodik ka votuar kundër, derisa sipas një trasnkripti të publikuar nga mediat serbe, Zhelko Komshiq, i cili edhe ka vendosur në rend ditë një pikë të tillë s’ka votuar fare.

Në trasnkrpitin e publikuar shihet përplasja e Komshiq me Dodikun, meqë ky i fundit duke parë situatën e krijuar në çfarëdo mënyre kërkonte që të hidhej në votim pika për njohjen e Kosovës.

- Advertisement -

“Njëri nuk do të votojë, por ju duhet të vendosni në votim. Ai nuk voton dhe është ok. Por le të votohet, duhet të votohet, ju e dini që duhet të votohet”, citohet të ketë thënë Dodik në takim.

Pas kësaj fjalën e ka marrë Shefik Xhaferoviq, duke thënë se do të respektojë atë për çfarë është thirrur takimi dhe do të hedh në votim pikën për Kosovën, derisa ka bërë të qartë se as vet nuk do të votojë.

“Tani po iu pyes, pasi që iu insistoni, kush është në favor të vendimit për njohjen e Kosovës. S’ka, s’është askush për një gjë të tillë. Kush është kundër?”, ka pyetur Xhaferoviq në takim.

- Advertisement -

Dodik është lajmëruar menjëherë duke thënë se është kundër.

Pas dy abstenimesh dhe një vote kundër, Xhaferoviq në takim ka konstatuar se Presidenca e Bosnje e Hercegovinës s’ka marrë një vendim lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Dodik ka reaguar duke plotësuar Xhaferoviqin.

“Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh Kosovën”, ka thënë Dodik.

Pas kësaj ka reaguar Komshiq duke i thënë Dodikut që të mos mendoj që nuk do të vie përsëri në rend dite pika për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Epo mirë, kjo s’do të thotë që kjo pikë s’do të jetë në rend dite përsëri në takimin e radhës”, citohet të ketë thënë Komshiq.

Derisa ka ndodhur në takim edhe një përplasje mes Komshiq dhe Dodik, e Xhaferoviq ka ndërhyrë për të mos lejuar degradimin e gjuhës, që kishte nisur nga Dodik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit