Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka komentuar një lajm ku raportohej se si një nxënës kishte rrahur mësuesen.
Kjo erdhi pasi në studion televizive u lëshua një video me karakter satirik, e deputeti Bajqinovci tha se nxënësin e ka të afërm në linjë gjaku, por jo të familjes.
“E kam të linjës së gjakut, por jo të familjes”, është shprehur Bajqinovci.
E në një pyetje tjetër, të karakterit politik, se si do t’i komentonte pushimet e Kurtit në Greqi, Bajqinovci tha se “Ai shkoi në vendin e mendimtarëve”.