1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Mos u lodh me fol…”, Haki Rugova i komenton Isa Mustafës

Rekomandime

Nënkryetari i dorëhequr i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, i ka komentuar kryetarit të dorëhequr të kësaj partie, Isa Mustafës.

Në postimin ku Mustafa flet për dorëheqjen e tij nga pozita e të parit të LDK’së, rrëzimin e Qeverisë Kurti, Kurtin dhe Osmanin, si dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vëmendje ka marrë komenti i Rugovës.

- Advertisement -

“Mos u lodh me fol e verteta eshte ajo qe po e flet”, ka qenë komenti i tij.

Ndryshe, Mustafa, përmes një reagimi të gjatë në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ ka shkruar për atë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe humbjen e thellë të partisë që e drejton.

- Advertisement -

Mustafa ka thënë se dorëheqje nga pozita e kryetarit ka dhënë si akt moral dhe jo si akt pendimi, meqë thotë se edhe po të kthehej mbrapa do ta drejtonte njëjtë LDK’në, duke ruajtur vlerat proevropiane, partneritetin me SHBA’të dhe qeverisjen pa skandale dhe korrupsion, shkruan Gazeta Express.

Ai thotë se do t’iu kërkonte falje qytetarëve nëse LDK’ja do të ndëshkohej se nuk ka qeverisur mirë apo me skandale, derisa thotë se do të ndihej i lehtësuar se po ta dinte se pse qytetarët e kanë ndëshkuar partinë e tij në këto zgjedhje.

- Advertisement -

“E ndëshkuan, sepse nuk u nënshtrua ndaj propagandës së majtë, ndaj dhunës dhe presionit, ashtu siç nuk u nënshtrua nga Serbia në vitet e nëntëdhjeta. Apo, pse???”, ka shkruar Mustafa tutje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit