2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Moti- sot kthjellët, nesër bie borë në Kosovë

Rekomandime

Java fillon me mot të ngrohtë. Të martën më ftohtë, me shi dhe borë. Nga e mërkura sërish me kthjellime dhe temperaturat në rritje.

- Advertisement -

Dita e hënë mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta, megjithëse vransirat do të shtohen. Ditën e martë një front i ftohtë me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinenti pritet të kaloj edhe mbi vendin tonë.

Përkohësisht do të ketë përkeqësim të motit, me reshje të shiu të cilat nga mbrëmja do të shndërrohen edhe në borë, e deri në mesnatë reshjet do të pushojnë, ndërsa vransirat do të shpërndahen. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme.

Nga dita e mërkurë, sërish fusha anticiklonike do të shtrihen mbi rajon që do të favorizojnë mot të kthjellët dhe me diell. Prej së enjtes masa të ngrohta ajrore nga perëndimi do të depërtojnë mbi rajon, të cilat sjellin sërish rritje të temperaturave mbi vlera mesatare gjatë fundjavës.

- Advertisement -

Me qarkullimin e mjaftueshëm ajror, cilësia e ajrit do të përmirësohet edhe në vlera të mira.

13.04 – Ngrohtë. Vransirat do të shtohen, e pasdite dhe në mbrëmje me erë.
14.04 – Më freskët dhe kryesisht vranët. Paradite riga lokale shiu. Pasdite vonë shi. Në mbrëmje ftohtë, shiu do të shndërrohet edhe në borë.

- Advertisement -

15.04 – Më ftohtë, kryesisht me diell.
16.04-17.04 – Të enjten kthjellët dhe me diell. Pas mëngjesit të ftohtë, gjatë ditës më butë. Ditën e premte ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të zbresin nga 5C deri në -1C, ndërsa maksimalet nga 22C, të hënën deri në 12C, ditën e mërkurë. Deri në fundjavë sërish do të rriten mbi 20C.

Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme, nga jugperëndimi 7-13m/s, e të martën mbrëma nga verilindja.

Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale, e nga dita e mërkurë sërish në rritje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit