Sonte me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.
Kjo ndeshje do të jetë e vështirë për Kosovën, pasi me fitore do të jetë një hap afër kualifikimit në Evropian.
Ekipi kosovar do të ketë disa mungesa, por megjithatë në formacion pritet të jenë shumë futbollist që tashmë e kanë dëshmuar vetën.
Njëri nga ta është edhe Mërgim Vojdova, i cili ka marrë një përkrahje nga motra e tij, Egzona që përmes rrjeteve sociale bëri një dedikimi për vëllain.
Ajo ka postuar dy fotografi ku shihet e veshur me fanellën e Kosovës, ndërsa shkruan: Me ty vlla, me ty Kosovë.