Me sa duket Mozzik e ka harruar shumë shpejt ndarjen nga Loredana pasi është parë në shoqërinë e një tjetër femre. Çifti kishte deklaruar ndarjen pak ditë më parë, ndërkohë që këngëtarja theksoi se tashmë do vijojë e vetme karrierën e saj në muzikë.
Në fakt që kur nisën të qarkullonin thashethemet e para për një ndarje mes të dyve, ata kanë thumbuar vazhdimisht njëri tjetrin. Madje edhe titulli i këngës më të fundit të Mozzik duket një thumb ndaj ish të dashurës së tij.
Reperi është parë nën shoqërinë e modeles së njohur Ljubica Medenica. Ka qenë kjo e fundit që ka postuar në instagram një video ku është së bashku me reperin dhe kaq ka mjaftuar që të nisin të qarkullojnë edhe thashethemet e para për një lidhje mes të dyve.
“Prive” ka zbuluar se lidhja mes Mozzikut dhe Ljubicës është profesionale pasi modelja do jetë pjesë e videoklipit të ri të reperit.
Kënga do mbajë titullin “Dhelpër dinake” dhe mendohet se është një “thumbim” për Loredanën.