Sot gjatë ditës, kryetari i kuvendit të Kosovës dhe lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar sot se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për tu paraqitur në Hagë.
Ai këtë e bëri të ditur këtë përmes një njoftimi në Facebook duke thënë që do t’i përgjigjet ftesës.
Në mesin e shumë reagimeve që janë bërë gjatë ditës lidhur me këtë, një gjë të tillë e ka bërë edhe reperi i njohur kosovar, Mozzik.
“Shkofsh e u kthefsh faqebardhë! UÇK shkruhet, liri lexohet, Kadri Veseli, Komandant Luli”, ka shkruar Mozzik në postimin e tij.
Ndërsa kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që reperi tregon mbështetjen e tij për Kadri Veselin.