2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

MPJ gjermane u jep shpresa kosovarëve: Po punojmë ta kryejmë punën e vizave

Rekomandime

Gjermania ka premtuar përkrahje në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën dhe në liberalizimin e vizave duke thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe tani topi është në anën e BE-së.

Zyra e Jashtme e Gjermanisë ka dalë me një deklaratë pas vizitës së ministres së jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në Kosovë ku mbajti një konferencë për media me kryeministrin Albin Kurti.

- Advertisement -

“Ne do të forcojmë më tej lidhjet tona dypalëshe me Kosovën, duke përfshirë regjimin pa viza të BE-së: Ajo përmirëson jetën e njerëzve dhe shtimi i kontakteve mes njerëzve nxit paqen. Kosova ka dhënë, tani duhet të japë edhe BE-ja. Gjermania po punon për ta realizuar“, thuhet në një postim në Twitter.

Tutje Gjermania falënderon pjesëmarrjen aktive të Kosovës në përkrahje të Ukrainës e cila po lufton kundër agresionit rus dhe është përmendur edhe vrasja e disa fëmijëve në sulmet qe rusët po i bëjnë në spitale.

“Presidenti rus Putin bombardon spitalet e fëmijëve ndërsa pretendon se është gati për të negociuar paqen. Ky është cinizëm i pastër. Uniteti i bashkësisë ndërkombëtare mbetet thelbësor. Vlerësojmë pjesëmarrjen aktive të Kosovës që nga fillimi”, përfundon deklarata.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit