1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

MPJ nuk e di që Petkoviqi ka hyrë në Kosovë, ai do të shkojë deri në Skënderaj

Rekomandime

Ka disa orë që drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka hyrë në Kosovë, ku planifikon të qëndrojë për dy ditë.

- Advertisement -

Për vizitën e Petkoviqit,media merr vesh se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës s’është e njoftuar fare.

Media ka kontaktuar edhe me Qeverinë. Nga Zyra e Kryeministrit nuk kanë dhënë përgjigjje me arsyetimin se koordinimi për këtë çështje bëhet me MPJD-në.

Petkoviq, sot dhe nesër do të jetë në veri të Kosovës, me ç’rast do t’i vizitojë komunat me shumicë serbe si Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potokun.

- Advertisement -

Siç njofton kjo zyrë, Petkoviq pasdite planifikon ta vizitojë edhe Bajën, një fshat me shumicë serbe në komunën e Skenderajt.

Kjo është vizita e parë e Petkoviqit në Kosovë që nga marrja e detyrës si drejtor në këtë zyrë duke pasuar Marko Gjuriqin. Ai fillimisht e ka vizituar Qendrën Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut dhe laboratorin e sapondërtuar për testet PCR.

- Advertisement -

Tutje, sipas njoftimit, ai do ta mbajë një takim me kryetarin e sapozgjedhur të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq. Në takim është paraparë të marrin pjesë gjithashtu edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Është planifikuar gjithashtu që Petkoviq ta vizitojë edhe familjen shtatanëtarëshe Nedeljkoviq, së cilës Komuna e Mitrovicës së Veriut, me ndihmën e zyrës, i siguroi fonde për ndërtimin e shtëpisë.

Pasdite, Petkoviq do ta vizitojë manastirin e Bajës në Skenderaj, ku do të bisedojë me peshkopin Teodosije të Rashkës-Prizrenit. Ai gjithashtu do të vizitojë Kompleksin Shëndetësor dhe Turistik “Paradise Spa” në Bajë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, më herët kishte thënë se nuk do të lejohej asnjë zyrtar shtetëror serb, duke përfshirë edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje për gjen.ocidin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit