1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Mrekulli në Kishën e Laçit: Flet gruaja : Më shëroi djalin që qëndroi 4 muaj në koma dhe bëri 15 operacione (Video)

Rekomandime

Dhjetëra pelegrinë kanë shkuar sot për ritualin e përvitshëm në Kishën e Shna Ndout në Laç për ditën e fundit të 13 të martave. Prej më shumë se dy muajsh, nuk mund të shkonin në Kishë pasi u mbyll gjithçka nga pándemia e korònavirusit. Me lehtësimin e masave, dita e sotme mund të konsiderohet si një ndër ditët me fluksin e pelegrinëve.

Një grua nga Malësia e Madhe ka folur për Fax News duke treguar se shkon të martën e parë të çdo muaji në Kishën e Laçit prej mrekullisë që i ka bërë me djalin, i cili pësoi aksident të rëndë disa vite më parë.

- Advertisement -

“Ka 8 vjet që vij një herë në muaj, çdo të martë të parë sepse ka bërë mrekulli.

Më ka pas bërë djali një aksident me motor, më ka qëndruar 4 muaj në koma. 5 vjet nuk ka mundur të lëvizë, ka bërë 15 operacione. Falë Kishës së Shna Ndout sot është në punë e i fejuar”, tha ajo.

Një pjesë e madhe e njerëzve besojnë tek mrekullia që bën Kisha e Laçit dhe nuk hezitojnë që të luten apo ndezin qirinj duke shpresuar zgjidhje për problemet që mund të kenë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit