2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Mshile gojën, qen”, “masi po i boj 70 vjet se t’fshij”

Rekomandime

Me 28 vota për dhe 11 të tjera kundër, është anuluar ​anuluar konkursi për dhënien në shfrytëzim të kioskave në Komunën e Prishtinës.

Vendimi i marrë nga komuna për këtë konkurs, u cilësua si i padrejtë dhe i fshehtë. Derisa u tha se për të u veprua fshehurazi, raporton KTV.

Për vendimin e komunës për dhënien në shfrytëzim të këtyre kioskave pronarëve të tjerë potencialë, asamblistët e opozitës ishin të pajtimit që ky konkurs të anulohet.

- Advertisement -

Kërkesa e opozitës për ta anuluar këtë vendim për kioskat, u cilësua si e jashtëligjshme dhe politike nga partia e kryetarit Shpend Ahmeti.

Ndërsa, para anulimit të konkursit, pati shumë diskutime mes asamblistëve.

Para nisjes së kësaj mbledhjeje të Kuvendit komunal, shfrytëzuesit aktualë të kioskave në kryeqytet, kanë protestuar përsëri, duke kërkuar pikërisht anulimin e konkursit, të cilin ata e quajnë diskriminues.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit