1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Muharremi – personi i parë që merr vaksinën anti-Covid në Kosovë, thur lavde për Vuçiqin

Rekomandime

Serbia ka filluar sot vaksinimin kundër koronavirusit në veri të Kosovë, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se vaksinimi ka nisur fillimisht në Leposaviq për të vazhduar më pas edhe në Mitrovicë.

Ndër të parët që mori vaksinën Pfizer në Leposaviq ishte Muharem Bahtijareviq. Për portalin Kosovo Online, Bhtijareviq thuri lavde për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për të cilin tha se u janë mirënjohës që ua ka siguruar vaksinën.

“Sapo kam marrë vaksinën, jam i lumtur dhe jashtëzakonisht mirënjohës që Presidenti Aleksandar Vuçiç ka bërë që ne jemi ndër të parët në Ballkan dhe populli i tretë në Evropë që marrim këtë vaksinë. Ne duhet të jemi krenarë që Presidenti Vuçiq po na udhëheq në atë drejtim”, tha Muharem Bahtijareviq.

- Advertisement -

Ndërkohë, nuk është specifikuar se kush dhe sa njerëz do të marrin vaksinat.

- Advertisement -

Dozat e para të vaksinës amerikano-gjermane Pfizer BioNtech arritën në Serbi në fillim të kësaj jave, gjersa doza të reja priten më 4 janar dhe më pas më 11 janar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit