-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Muja thotë se kërcënimet ndaj Kurtit erdhën pasi kryeministri sfidoi grupet kriminale

Rekomandime

Deputeti i LVV-së, Armend Muja kërcënimet ndaj kryeministrit Kurti i lidh me aksionet në veri.

- Advertisement -

“Nuk është hera e parë që zoti Kurti kërcënohet përmes rrjeteve sociale apo formave tjera duke pasur parasysh sfidimin që iu ka bërë ai njerëzve që kanë përfituar nga grupet kriminale. Grupe kriminale si ato në veri kur e shohin se reformat janë serioze dinë të bëjnë kërcënime”, tha ai.

Muja thotë se beteja me krimin tashmë është hapur dhe duhet të shtohen masat e sigurisë.

“Janë disa beteja të hapura që qeveria i ka nisur. Kemi grupet kriminale në veri dhe grupet kriminale në Prishtinë. Kërcënimet nuk i shoh të lidhura me politikën. Jo vetëm kryeministri por të gjithë përfaqësuesit e qeverisë që janë të përfshirë në procese të reformave në këtë periudhë duhet të kenë masa vështrimi”.

- Advertisement -

Deputeti thotë se janë hapur beteja me krimin dhe duhet të ketë masa shtesë sigurie për zyrtarët shtetërorë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit