2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mujka: Komandantët s’ma kanë përmendur që isha në partinë e gruas së Milloshevicit, pse ju po?

Rekomandime

Ish kryetari i VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka, ka bërë një postim emocional në profilin e tij në Facebook duke sulmuar mediat por edhe duke treguar që nuk është pensionuar nga politika.

- Advertisement -

Ai ka thënë që lajmi i transmetuar në disa portale është i saktë, edhe pse sulmon po ato për “përçarje” ani pse harron gjuhën e urrejtjes të përdorur nga partia e tij.

Mujka konsideron që partia e tij ka pasur një ngritje prej 81% në raport me zgjedhjet lokale të vitit 2017, përcjell Periskopi.

Pjesa më interesante e reagimit të tij është kur flet për angazhimin në partinë e gruas së Sllobodan Millosheviqit, e për të cilën thotë se asnjë prej “komandantëve të famshëm” [sic] nuk ia ka përmendur një gjë të tillë.

- Advertisement -

“…sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës.” – shkruan Mujka.

Lexoni statusin e plotë dhe pa ndërhyrje:

- Advertisement -

Të nderuar miq e dashamirë.

Siq e keni lexuar dje në disa portale tona të cilat fatkeqësisht të vetmin qëllim e kan me përça popullin deri në atomin e fundit dhe besa goxha sukses po kan, unë kam dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra në Mitrovicë.

Arsyeja e vetme ishte se unë edhe në politikë aplikoj vlerat morale. LVV në këto zgjedhje ka arritur rezultatin më të mirë në historikun e saj të zgjedhjeve lokale me një rritje prej 81% në krahasim me 2017 dhe 4 fishim në krahasim me 2013. Pra, realisht unë jam fitues.

Sa për ilustrim po i prezentoj rezultatet e 3 palë zgjedhjeve për Kuvendin Komunal:

2013:   subjekti i 4

2086 vota    7.86% 3 Asambleistë

2017    subjekti i 4

4820 vota   16.93% 6 Asamblistë                          117% rritje

2021    subjekti i 2

8308 vota    30.59% 12 Asamblistë                     81% rritje

Por gjithsesi mbaj përgjegjësi për premtimin tim se Kryetari Agim Bahtiri fiton pa ballotazh dhe ne do të kemi 18 asambleistë.

Unë mbaj përgjegjësi për fjalët dhe veprimet e mia.

Sulmet e ulëta vijnë nga matrapazët e mercenarët që sabotuan Lëvizjen dhe u shitën te PDK me qëllim që pastaj ata të shihen si “shpëtimtarë” dhe “reformues” të Lëvizjes. Por shumë shpejt do ta kuptojnë se do të hasin në një mur kinez për ta.

Unë kam dhënë dorëheqje nga të qenurit Kryetar por asnjëherë nga të qenurit aktivist dhe ti lejoj oportunistët e matrapazët të shfrytëzojnë ditët e vështira të Lëvizjes dhe për ta shkatërruar atë plotësisht nga brenda.

Faruk Mujka, nuk është pensionuar nga politika. Këtë kënaqësi nuk ju ofroj asnjëherë atyre dhe sojit të tyre që festonin deri në skizofreni humbjen e familjes Jashari në Skënderaj.

Unë kam hapur rrugë për ata që me të vërtetë e dojnë dhe i ndihmojnë Lëvizjes por për batakçinjtë e portaleve STOP i pakalueshëm.

P.S. sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës.

Tash ose ata nuk mendojnë si ju ose ndoshta edhe ata kan qenë me mua ne jull. Rrugë të tretë nuk ka.

Gjërat do të kthehen në normalitet shumë më shpejtë se që mendojmë ne.

Koha do të dëshmojë se uji  tërhiqet vetë, shkëmbi mbetet i palëkundur, e unë jam nga ata të palëkundurit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit