2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

‘Mulla Gropë Goleshi’,‘rrenc’, ‘manipulues’/ Tensionohet gara në Drenas, Lladrovci përplaset me kundërkandidatin e tij

Rekomandime

Kanë filluar të ndihen tensionet e para të zgjedhjeve lokale në komunën e Drenasit.

Kryetari aktual i Dreansit, Ramiz Lladrovci dhe kandidati për kryetar të kësaj komune, Driton Ajazi kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

- Advertisement -

Ishte një postim i Ajazit në lidhje me hapjen e objektit të Bashkësisë Islame në Drenas, i cili e nxiti reagimin e Lladrovcit, i cili më pas e quajti analfabet politik.

Madje, kryetari aktual i Drenasit e quajti ‘rrenc’ Ajazin dhe tha se me tendenca dhe shkelje ligjore po hyn në sferën e interesit të besimtarëve.

“Kur analfabeti politik hyn në sferën e interesit të besimtarëve, me tendenca për shkelje ligjore, është kulmi i injorancës! Një rrenc i ri në ambientin tonë që përpiqet të manipulojë besimtarët me rrena, është i njohur. Para se të mundohet të jetë mbrojtës i besimtarëve, nuk duhet me rrejt, sepse, merr nofkën Mulla Gropë Goleshi!”, shkroi Lladrovci në Facebook.

- Advertisement -

E menjëherë ndaj këtij statusi, reagoi Driton Ajazi i cili tha se Lladrovci i ndikuar nga e kaluara e errët, synon ta ngulfatë lirinë e besimit, bashkë me shumë liri të tjera qytetare.

“Prandaj, sot u sulën me fyerje e ofendime, pas zotimit tim se do t’i evitoj barrierat burokratike, me qëllim të hapjes së objektit të ri të Bashkësisë Islame në Drenas. Unë nuk i takoj kësaj shkolle autoritarësh”, theksoi Ajazi.

- Advertisement -

Kujtojmë se Dega e PDK-së në Drenas e votoi Driton Ajazin si kandidat të partisë për kryetar të komunës, mirëpo selia qendrore e PDK-së e kandidoi Ramiz Lladrovcin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit