1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Mund të mos ketë rrugëdaIje për Beogradin”, ish-ambasadori holandez zbulon pse Vuciq do ta pranojë marrëveshjen me Kurtin

Rekomandime

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, shpreson se do të arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të hënën në Bruksel.

- Advertisement -

Me 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të diskutojnë për planin franko-gjerman, që po shihet si bazë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Sipas ish-ambasadorit Bosch, një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duket premtuese, pas zotimeve të ndërkombëtareve se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë komptenca ekzekutive.

“Unë sinqerisht shpresoj se më në fund do të arrihet një marrëveshje.

- Advertisement -

Në varësi të përmbajtjes, një marrëveshje është e mirë. Tani që SHBA-ja ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të duhet të ketë kompetenca të mëdha dhe madje Lajçak ka konfirmuar se Kosova nuk duhet të thyejë rregullat e veta, duket premtuese”, ka deklaruar Bosch të shtunën për gazetën “Bota sot”.

Ai përmend faktin se pse Beogradi mund të mos ketë rrugëdalje tjetër, pos të pranojë një marrëveshje me Kosovën.

- Advertisement -

“Nëse Beogradi do të jetë i kënaqur, mbetet për t’u parë, por tani që është aleati kryesor i saj, Rusia po dobësohet me shpejtësi në të gjitha fushat, mund të mos ketë rrugëdalje për Beogradin. Por nëse është kështu, nuk ka qenë publikisht shumë triumfues”, është shprehur më tej diplomati.

“Përfundimi: shpresojmë se të dyja palët më në fund do të kalojnë Rubikonin për një të ardhme të mirë, si për serbët ashtu edhe për shqiptarët”, ka shtuar Robert Bosch për “Bota sot”.

Kryeministri Kurti nuk ka dhënë detaje se çka do të diskutohet në takimin përballë Vuçiqit, por ka theksuar se propozimi evropian, i njohur si “franko-gjerman” paraqet bazën e mirë për diskutime të mëtejmë me Serbinë./Botasot

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit