4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Muralit të krimineIit Mladiq në Beograd i shtohet edhe ai i çetnikut Drazha Mihajloviq

Rekomandime

Beogradi është gdhirë sot me një tjetër mural kontrovers.

Skaj atij të krimineIit të Iuftës, Ratko Mladiq, që nxiti polemika, kritika e edhe kërcënime me jetë, është bërë edhe ai i lëvizjes çetnike serbe, Drazha Mihajloviq.

- Advertisement -

Në rrugën “Njegosh” në kryeqendrën e Serbisë, tashmë dy krimineIë qëndrojnë krah për krah.

Derisa muralit të Mladiqit i është vënë mbishkrimi “Gjeneral, faleminderit nënës tënde”, atij të Mihajloviqit i është vënë mbishkrimi “Gjithçka, ka roje, gjithçka është roje”.

- Advertisement -

Ditëve të fundit ka pasur përpjekje për të shlyer muralin e Mladiqit, për çka janë arrestuar dy aktiviste. Një ditë më vonë, politikani liberal Gjorgjo Zhujoviq hodhi një kovë me ngjyrë mbi mural, por shpejt u desh të ikë nga Beogradi pas kërcënimeve me jetë.

Për muralin e Mladiqit, të dënuar nga Tribunali i Hagës me dënim të përjetshëm për KRlMET e Iuftës në Bosnjë dhe gjenocidin në Srebrenicë, kanë reaguar edhe disa eurodeputetë, duke thënë se një vend që aspiron BE-në nuk mund të ruajë krimineIët.

- Advertisement -

Ky reagim erdhi pasi pranë muralit u vendosën disa persona, e që mediat e pavarura në Serbi raportuan se bëhet fjalë për policë civilë.

Ndërkohë, Drazha Mihajloviq si lider i lëvizjes çetnike konsiderohet përgjegjës për vr.asjen e mijëra joserbëve në hapësirat e ish-Jugosllavisë gjatë periudhës së Iuftës së Dytë Botërore, përfshirë edhe shumë fëmijë. Ai u ekzekutua më 1946 nga forcat komuniste të ish-Jugosllavisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit