1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Murati reagon pasi Kurti tha se s’ka shkëmbim territoresh sepse nuk jemi në mesjetë

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti i cili tha se “nuk jemi në mesjetë e për këtë as nuk do të ketë shkëmbime territoresh”.

Murati përmes një postimi në Facebook tha që Kurti le të kthehet në shekullin 21 dhe të kërkojë vëndimmarrjen se me cilin shtet duan të jetojnë shqiptarët në Kosovën Lindore dhe serbët në komunat veriore.

- Advertisement -

Ai shtoi se kjo le që nuk është autokratike por sipas tij kjo do të ishte krejtësisht demokratike.

Postimi i plotë:

Ripërcaktimi i kufijve në mes të autokracisë dhe demokracisë!

- Advertisement -

Kryeministri Kurti idenë e shkëmbimit të territoreve e paska lidhë me konceptet mesjetare dhe mendësinë e monarkëve autokrat që kanë zotëruar popuj dhe territore. OK.

Atëherë kryeministri Kurti le të kthehet në shekullin 21 dhe të kërkojë që vendimarrjen se me cilin shtet po duan të jetojnë ta marrin shqiptarët në Kosovën Lindore dhe serbët në tri komunat veriore në një refrendum.

- Advertisement -

Kjo le që nuk është autokratike, por kjo do ishte krejtësisht demokratike. Madje edhe atë referendumin në të cilin kryeministri do votonte për bashkim me Shqipërinë do ta afronte po ta realizonte këtë projekt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit