1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Murati “thumb” Kurtit pasi e priti Taninin e UNMIK-ut në zyrë

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin.

Kurti njihet për qëndrimet e tij kundër misionit ndërkombëtar që punon në bazë të Rezolutës 1244. Në vitin 2006, Kurti me shokë i kishin bllokuar hyrjet e selisë së UNMIK-ut, duke kërkuar që ky mision ndërkombëtar të largohej nga Kosova. Krerët e UNMIK-ut, për Kurtin, ishin urdhërdhënësit e vrasjeve të dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë protestave të dhunshme në shkurt të vitit 2007.

- Advertisement -

Mirëpo sot, Kurti e priti Taninin në prag në të mbledhjes së radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet të premten. Murati ndërkohë thotë se jetojmë në vend të çudirave dhe se tani përnjëherë UNMIK-u është bërë i mirë.

“Jetojmë në vendin e mrekullive çudibërëse: që nga 14 shkurti edhe UNMIK-u u bë i mirë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, UNMIK-u në postimin në uebfaqen e saj e ka prerë foton e Taninit me Kurtin në atë mënyrë që flamuri i Kosovës të mos shihet.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit