Analisti Imer Mushkolaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar ndaj presidentes së zgjedhur, Vjosa Osmanit.
Mushkolaj ka thënë se vetëm Vjosa Osmani mund të shkruajë për betejën e Koshares pa e përmend Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Veç Vjosa Osmani mundet me shkru për Kosharen pa e përmend UÇK’në”, ka thënë Mushkolaj në facebook.
https://www.facebook.com/imermushkolajofficial/posts/3810519155699107
Reagime lidhur me të njëjtën çështje pati gjatë gjithë ditës. Reagimet erdhën kryesisht nga tabori i PDK’së, ku statuse në facebook shkruan Eliza Hoxhaj e Vlora Çitaku.
Osmani përmes një shkrimi në facebook kujtoi thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe përmendi Betejën e lavdishme të Koshares. Megjithatë në statusin e saj nuk u përmend fare UÇK’ja.
Ndërsa nga Presidenca, Bekim Kupina ka thënë se Osmani e ka përmendur UÇK’në në fjalimet e saj dhe nuk ka asnjë telashe.