-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Musk i lutet 19-vjeçarit të mos ia ndjekë aeroplanin privat, i riu i vendos kushte miliarderit për të hequr dorë

Rekomandime

Në një llogari të Twitterit i njohur me emrin Elon Musk’s Jet, e drejtuar nga 19-vjeçari Jack Sweeney, mund të shihni lëvizjen e aeroplanit privat të Muskut, duke përdorur robotë që monitorojnë të dhënat e disponueshme të trafikut ajror.

Sweeney ka publikuar një pjesë të bisedës me miliarderin, i cili e ka kontaktuar në vjeshtën e vitit të kaluar, me një kërkesë për të mbyllur llogarinë.

- Advertisement -

“A mund ta çaktivizoni këtë? Është një rrezik sigurie”, pyeti Musk.

“Po mundem, por do t’ju kushtojë sa Modeli 3”, u përgjigj 19-vjeçari.

po

- Advertisement -

Musk i tha se nuk i pëlqente të merrej me “të çmendur”, por në fund i ofroi gjithsesi 5000 dollarë.

“A ka një shans që të rritet në 50 mijë dollarë? Kjo do të më ndihmonte në kolegj dhe ndoshta do të më lejonte të blija një veturë, ndoshta edhe një Model 3”, pyeti Sweeney.

- Advertisement -

Musk i tha atij se do ta rishikonte, por që atëherë nuk i është përgjigjur djaloshit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit