1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Musliu: Qeveria është duke u tallur me të gjithë qytetarët, nuk ka plan për menaxhimin e pandemisë

Rekomandime

Deputetja nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se Qeveria Kurti është duke u tallur me elektoratin e saj dhe me të gjithë qytetarët.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se kjo qeveri nuk ka as plan për ta menaxhuar pandeminë.

“As Qeveria Kurti as ajo Hoti nuk poseduan një plan të mirëfilltë për të menaxhuar këtë situatë. Agjenda e tyre është improvizuese, kjo qeveri ende është në një situatë të vetëkënaqësisë me shkarkime e ngarkime. Elektorati i tyre u besoi, këta janë duke u tallur me votuesit dhe me gjithë qytetarët”, ka theksuar ajo.

Musliu ka thënë se qeveria duhet të lidh kontratat për blerjen e vaksinave e nuk duhet të presë për lëmoshë.

- Advertisement -

Ndërsa, ajo ka pasur kritika se si pacientët po duhet të sigurojnë vetë të gjitha barnat për t’u shëruar nga COVID-19.

“Këta praktikantë qeveritarë duhet t’i lidhin kontratat e blerjes e të mos presin lëmoshë. Ata që po e menaxhojnë buxhetin po del të jenë ose të paaftë ose të papërgjegjshëm. Ne jemi tëgatshëm për bashkëpunim, por qasja e qeverisë është selektive”, ka shtuar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit