3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mustafa: Letrën e dërguar nga VV nuk e konsideroj zyrtare

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar para mediave pas takimit disa orësh që zhvilluan me strukturat e partisë.

- Advertisement -

Mustafa tha se letrën e dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje në zyret e LDK-së nuk e konsideron zyrtare, raporton Indeksonline.

Sipas tij, kjo letër nuk përmban përgjigje zyrtare duke shtuar se LDK është e interesuar të përmbyllë këtë proces.

“Shohim se çfarë bëhet. Letra e dërguar nuk është zyrtare dhe as përgjigje zyrtare nuk është. Është një letër në cilësi të cilat nuk janë shumë zyrtar, por ajo që mund të them është se jemi të interesuar të përmbyllim këtë proces. Jemi të interesuar për të bërë marrëveshje, për të themeluar institucionet dhe mos të vazhdohet akoma kjo agoni e institucioneve”, tha Mustafa.

- Advertisement -

Ai theksoi poashtu se për këtë do të mundohen të punojnë maksimlaisht.

“Kërkoj edhe nga Lëvizja Vetëvendosje që si partner i mundshëm të jap kontributin e sja. Unë gjithmonë shkruhem me Kurtin dhe komunikojmë lidhur me mbajtjen e takimeve, por s’mund të diskutojmë se si mund të komunikojmë” , shtoi ai./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit