1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mustafa mesazh Albin Kurtit: Votat i kemi, mos e maltretoni Behgjet Pacollin

Rekomandime

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është përfshirë në deklaratat dhe vendimet e Qeverisë Kurti për futjen në karantinë të kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacolli,

- Advertisement -

Mustafa ka thënë se deputeti Pacolli nuk mund të futet në karantinë, pasi ai është deputet që përfaqëson popullin dhe nuk duhet maltretimi i tij nga Qeveria e tanishme.

Ai tha se sjellja e Qeverisë Kurti dëshmon më së miri pse u rrëzuan nga pushteti, madje thotë se këta nuk mund të thirren në parime kur shkelën Kushtetutën e Kosovës.

Po ashtu Mustafa tha se këto janë vendime politike DHE ministria e Shëndetësisë më shumë po merret me politikë në emër të koronavirusit.

- Advertisement -

Postimi i plotë nga Mustafa:

Ministria e Shëndetësisë po merret me politikë në emër të Covid-19.

- Advertisement -

Paralajmerimi i kësaj ministrie, se nëse vjen Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë, është vendim politik. I izolimit të një deputeti. Të përfaqësuesit të popullit!

Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e z. Pacolli për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve.

Ministria e ka vështirë të dëshmojë se nuk ka lejuar raste e raste të shkojnë në shtëpitë e tyre, pas dëshmive që kanë prezantuar për gjendjen e tyre shëndetësore Prandaj nuk ka nevojë ta maltretojnë një deputet dhe një biznesmen të njohur.

Sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj.

Mos e maltretoni z. Pacolli, mos u thirrni në parimet që nuk i keni zbatuar ju që e keni shkelur Kushtetutën, sepse votat i kemi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit