1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Mustafa Nano i doli në krah Bregovicit, Latifi e quan gazetarin ‘ZUZAR’

Rekomandime

Analisti politik, Blerim Latifi i ka reaguar ashpër  gazetarit nga Shqipëria, Mustafa Nanos, i cili tha se ndihet më afër me Bregovicin se sa me ata shqiptarë që janë kundër ardhjes së këngëtarit serb në Shqipëri.

- Advertisement -

Mustafa Nano ka reaguar për ftesën që Bashkia e Korçës ia ka bërë këngëtarit serb, Goran Bregovic, për Festën e Birrës, duke i dalë në krah këngëtarit serb.

E kjo deklaratë e Nanos e ka indinjuar, Latifin, i cili ia ka kujtuar Nanos terrorin që ka bërë Serbia në Kosovë.

“Të kujtosh mbi 12 mijë shqiptarë të vrarë nga shteti serb, të kujtosh 20 mijë gra shqiptare të përdhunuara nga ky shtet, e mbi 1133 fëmijë të vrarë po nga ky shtet, për Mustafa Nanon do të thotë të mbetesh peng i nacionalizmit vulgar e folklorik”, ka shkruar Latifi.

- Advertisement -

Tutje ai ka cituar Faik Konicën, i cili sipas Latifit ka një përkufizim të mirë për këtë punë, ‘ZUZAR’.

“Konica e ka termin më të mirë të mundshëm për këtë punë: ZUZAR”, ka thënë Latifi.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Të kujtosh mbi 12 mijë shqiptarë të vrarë nga shteti serb, të kujtosh 20 mijë gra shqiptare të përdhunuara nga ky shtet, e mbi 1133 fëmijë të vrarë po nga ky shtet, për Mustafa Nanon do të thotë të mbetesh peng i nacionalizmit vulgar e folklorik.

Si të përshkruhet një karakter i tillë?
Konica e ka termin më të mirë të mundshëm për këtë punë: ZUZAR.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit