4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mustafa: Nuk e përjashtojmë askënd, nuk e përjashtojmë as Vjosën

Rekomandime

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ndasitë ishin të thella brenda koalicionit dhe se ishte e nevojshme të votohet mocioni. Ai ka shtuar se VV ende e ka mandatarin të cilit duhet të ia mundësojë presidenti për formimin e Qeverisë së re, por nëse ata dështojnë LDK do të bashkëpunojë me AAK’në, Nismën dhe minoritetet. Mustafa ka shtuar se ka biseduar me të Dërguarin Special të SHBA’së, Richard Grenell.

- Advertisement -

‘’Nuk mund të them se jemi të kënaqur por as që jemi të zhgënjyer. Nuk mund të themi se nuk ëshstë pritur pasi e kemi themeluar këtë qeveri për të punuar dhe forcuar shtetin. Mund të them se gjatë rrugës ka pasur probleme të bashkëpunimit’’, tha ai.

‘’Ka pasur kërkesa nga BE për heqjen e tarifës dhe vazhdimin e dialogut dhe masat e SHBA’së që për herë të parë janë marrë ndaj Kosovës dhe për herë të parë jemi ne viktima të sanksioneve dhe jo serbia që i ka bërë gjithë të këqijatndaj Kosovës. Si dhe shkarkimi i Minsitrit të punëve të brendshme dhe adminsitratës publike Agim Veliu. Nëse i keni parë sot debatet shihej se vlohej dicka nga brenda dhe nuk ishte dicka që shkonte krejtësosht në rregull. Mospajtimet ishin të thella mirë që u votua mocioni’’, shtoi ai.

Mustafa thotë se organet e brendshme të LDK’së kanë marrë vendim që të mos bashkëpunojnë me PDK’në. Ai ka shtuar se nuk kanë asnjë informatë se ekziston ndonjë marrëveshje e fshehtë mes Serbisë dhe Kosovës. Ai për këtë thotë se ka folur me të dërguarin Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Në këtë bisedë Mustafa thotë se Grenell ka premtuar që SHBA’ja nuk do të imponohej. Ai ka shtuar se LDK nuk do të përkrahë marrëveshje për shkëmbim territoresh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit