11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Mustafa nuk i ishte përgjigjur Haradinajt në telefon rreth shqetësimeve për Ujmanin

Rekomandime

Tensionet dhe përplasjet brenda partnerëve të koalicionit në Prishtinë e Washington i kanë paraprirë marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, të premten e kaluar. Aleanca për Ardhmërinë është irrituar me deklaratat e kryeministrit Hoti se nuk ka pasur diçka kontestuese sa i përket pikës së marrëveshjes që flet për Liqenin e Ujmanit. Megjithë pohimet e Hotit se nuk ka pasur ndërhyrje në drafte para nënshkrimit të atij final në Shtëpinë e Bardhë, atë e demanton dokumenti një kopje të të cilit ka arritur ta sigurojë “Koha Ditore”.

Në draftin fillestar që u ka shkruar palëve thuhet se, “të dyja palët do ta ndajnë Liqenin e Gazivodës si burim i besueshëm për furnizim me ujë dhe energji”.

- Advertisement -

Burime të sigurta të “Kohës” thonë se, kjo pikë tashmë ishte pranuar nga Kryeministri Hoti, dhe për këtë arsye Haradinaj doli publikisht për të paralajmëruar kundër nënshkrimit të saj.

Pas kërcënimit të Haradinajt me dalje nga koalicioni, Hoti ka kërkuar të riformulohet kjo pikë në marrëveshjen finale.

Para se të dal publikisht, Haradinaj kishte tentuar të komunikojë rreth çështjes me kreun e LDK-s, Isa Mustafa, por nuk kishte marrë përgjigje në telefonata.

- Advertisement -

Pasi ka kundërshtuar marrëveshjen, Haradinaj ka pranuar telefonata nga zyrtarë të lartë amerikanë.

Burimet e “Kohës” këto telefonata i kanë cilësuar të jenë me “tone kërcënuese”.

- Advertisement -

Në momentin kur Haradinaj ka thënë se për AAK-n, pika për Gazivodën ishte e papranueshme, ministrat e AAK-së i kishin të gatshme dorëheqjet nga Qeveria dhe partia ishte në prag të daljes nga koalicioni.

“AAK po ashtu kishte shprehur rezerva edhe për Mini-Schengenin dhe moratoriumin në lobim, por këto ka thënë se ishte e gatshme t’i pranojë për të respektuar rolin amerikan në proces. Ndërsa pikën për Ujmanin tha se nuk mund ta pranonte”, ka thënë burimi.

Propozimi i Haradinajt

Propozimi i Haradinajt ishte që në vend të pikës që parasheh ndarjen e resurseve të Ujmanit të futet pika për studim të fizibilitetit dhe që kjo të mos nënshkruhet si marrëveshje trilaterale por vetëm si bilaterale me SHBA-në.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit