1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mustafa pas takimit me Hotin, Haradinajn e Limajn: S’diskutuam për presidentin, s’është momenti

Rekomandime

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk është diskutuar për presidentin, pas takimit me grupin parlamentar të LDK-së brenda hapësirës së Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Mustafa tha se në takim nuk u diskutua për presidentin porse për ligjin për rimëkëmbjen ekonomike dhe çështje të tjera, ndërsa ka shtuar se nevojitet marrëveshje për presidentin që siguron shumicën e votave në Kuvend.

Ai tha se nuk po diskutojnë tani me PDK-në për koalicion, sepse sipas tij, tani është situatë e rëndë pas ngjarjeve të fundit.

“Pavarësisht kush kë e ka përkrahë, jemi në situatë që presidentin e kemi në Hagë, kemi dy ish-kryeparlamentarë atje dhe një kryetar të grupit parlamentar në Hagë. Nuk është situatë që duhet ta ketë brengën dhe vëmendjen tonë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit