1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mustafa vazhdon me përralla: LDK nuk do shikohet në pasqyrën e VV-së dhe PDK-së, por do të mbetet shembull unik i shtetndërtimi

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës, të dielën më 14 mars, do të mbajë Kuvendin Zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e ri.

Deri më tani në garë janë katër kandidatë: Lutfi Haziri, Lumir Adbixhiku, Anton Quni dhe së fundmi edhe Besian Mustafa.

- Advertisement -

Ky i fundit kandidaturën e tij e bëri të ditur dje përmes një postimi në Facebook.

Duke komentuar kandidaturat e fundit të kandidatëve, kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se Besian Mustafa kandidaturën e tij nuk e ka adresuar në organet e LDK-së por në media.

“Janë tre vetë, të cilët në organet e LDK-së kanë paralajmëruar se do të paraqesin kandidaturat e tyre për Kryetar të LDK-së. Poashtu lexova dje edhe për një paralajmërim, i cili nuk u është adresuar organeve të LDK-së por mediave. Sidoqoftë kandidaturat paraqiten në Kuvend, përmes Komisionit Kandidues”, u shpreh Mustafa.

- Advertisement -

I pyetur nga Telegrafi se ku e sheh LDK-në pas këtij Kuvendi, Mustafa u shpreh se kjo parti duhet të mbetet e qendrës së djathtë, konservatore dhe e të gjitha gjeneratave.

“Pas datës 15 mars, LDK duhet të mbetet LDK, parti e qendrës së djathtë, konzervatore, e të gjitha gjeneratave. Parti shtet formuese e pa rrëmbyer nga popullzimi dhe propaganda e majtë”, tha Mustafa.

- Advertisement -

Ai tutje shtoi se LDK duhet të mbetet parti që nuk do të lejojë të shikohet në pasqyrën e LVV-së apo PDK-së.

“Parti e cila nuk do të lejojë të këqyret në pasqyrën e Vetëvendosjes apo PDK-së, por do të mbetet shembull unik i shtetndërtimit. E cila do të luftojë për përkrahje duke e ruajtur fundamentin e saj. Jam shumë i bindur se do të rikthehet fuqishëm me besim edhe më të madh qytetar”, tha Mustafa.

Të dielën me 14 mars LDK do të mbajë Kuvendin e Përgjithshëm ku do të zgjidhet kryetari dhe organet tjera të partisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit