0.3 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Myftiu i Shkodrës, mesazh nga shtrati COVID: sprovë nga Zoti!

Rekomandime

Muhamed Sytari, Myftiu i njohur i Shkodrës, përcolli një mesazh publik nga shtrati i spitalit ku ndodhet për kurim në Turqi, duke e trajtuar COVID-in dhe si sprovë besimi nga Zoti.

- Advertisement -

“Të dashur e të shtrenjtë vëllezër, miq, familjarë, dashamirë, kolegë, shokë të rrugëtimeve, qytetarë të zemrës, krejt të afërm të zemrës sime!

Jeta e kësaj bote është vendi i sprovave, me të cilat jemi ftuar të përballemi me durim dhe besim në Zotin tonë, që na do dhe na dhuron bekime edhe nëpërmjet sprovave. Sa ëmbël e pastër e thërret i sprovuari Zotin e tij, sa nuk ka penë ta përshkruajë madhështinë e thirrjes së zemrës së thyer para duarve të Krijuesit të saj…

Prej disa ditësh, po përballem me pasojat e COVID-it dhe, së bashku me të shtrenjtin Haxhi Babën tim, po ndjekim protokollet e kurimit, me shpresën e madhe në Allahun e Madhëruar, që të na nxjerrë faqebardhë e të veshë me rrobat e shërimit dhe shëndetit të plotë.

- Advertisement -

Tashmë, kjo situatë botërore nuk është më lajm, porse, me ndihmën e Zotit, e mira do e mundë të keqen dhe fidanet e të vepërmirëve do e mposhtin kiametin e nxitësve të tij!

Prandaj, të lutemi shumë dhe të jemi të vëmendshëm për fëmijët tanë, për familjen, miqtë dhe tokën tonë të shtrenjtë, Nanen tonë të përbashkët.

- Advertisement -

Jam i paaftë t’ju falënderoj emër për emër e shembull për shembull për çfarë keni bërë për mua, por ju garantoj se jam krenar me miqësinë tuaj, duatë, mesazhet, përkushtimet e gatishmërinë për të qenë dorë për dorë me ne në këtë sprovë familjare”, shkruan kleriku i njohur musliman.

Kujtojmë se krahas tij, prej kastës së klerikëve, ndodhen për kurim nga COVID dhe Kryepeshkopi Janullatos, si dhe Arqipeshkvi George Frendo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit