Nënkryetarja Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas deklaratës së Isa Mustafës, i cili ka thënë se për postin e presidentit duhet të flasë me LVV-në ose PDK-në, sepse pa njërën nga këto parti s’mund të zgjedhet presidenti.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Nagavci ka thënë se e vërteta është që jo pa njërën nga këto parti, por vetëm pa VV-në, s’mund të zgjedhet presidenti dhe sipas saj, LDK e di mirë këtë gjë.
Ajo po ashtu ka shkruar dhe për heqjen e vijave të kuqe të LDK-së ndaj PDK-së, duke thënë se kjo tregon se kah po shkon LDK-ja si parti.
“Mirë që edhe deklarativisht i kanë hequr vijat e kuqe, më e qartë për ndokënd që eventualisht akoma ka besuar në krerët e LDK-së.”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Ky është postimi i saj i plotë:
Kryetari i LDK-së, zt. Mustafa paska deklaruar që për postin e Presidentit duhet të flas me LV! ose PDK-në, sepse pa njërën nga këto parti s’mund të zgjedhet Presidenti. Ndërkohë ka thënë se duhet të hiqen vijat e kuqe për PDK, duke treguar se kah po shkojnë si parti. Mirë që edhe deklarativisht i kanë hequr vijat e kuqe, më e qartë për ndokënd që eventualisht akoma ka besuar në krerët e LDK-së.
E vërteta është jo pa njërën nga këto parti, por vetëm pa VETËVENDOSJE! s’mund të zgjedhet Presidenti/ Presidentja dhe këtë e dinë mirë, ashtu sikurse e dinë që me LV! s’mund të bëjnë pazare.