Skuadrat shqiptare, Teuta, Laçi dhe Kukësi janë kualifikuar në rundin e dytë të Evropa Ligës.
Teuta me rezultatin final në 2:0, arriti ta mposhtë klubin nga Israeli, Beitar Jerusalem, ku golat për skuadrën shqiptar i shënuan, Krasniqi dhe Hebaj, shkruan IndeksOnline
Kukësi po ashtu është skuadra e dytë nga Shqipëria që u kualifikua në rundin tjetër të Evropa Ligës, mjaftuan golat e Friday dhe Cooper që ta mposhtin klubin e Salvia Sofia dhe të kualifikohen tutje, ndërkaq rezultati final u mbyll në 2:1.
E punë më të vështirë në këtë sfidë e kishte skuadra simpatike e Laçit kundër ekipit nga Azerbajxhani, Keshla, ku me penallti u vulosi fati i skuadrës “kuq e zi”, pra pas ekzekutimit të penalltive, Laçi fitoi me rezultatin 4:5.
Kjo është super-arritje e klubeve shqiptare në Evropa Ligë.