Arsenali dhe Granit Xhaka realizuan një nga paraqitjet më të mira pas një kohe të gjatë teksa gjunjëzuan Mançester Junajtid në shtëpi me fitoren 2-0.
Mediat angleze kanë shkruar me superlativa për skuadrën londineze, trajnerin Mikel Arteta dhe në veçanti për 27-vjeçarin shqiptar.
“Daily Express” e vlerësoi me notën 7 performancën e Xhakës përballë “Djajve të Kuq” madje duke e konsideruar lojën e sotme të tij si të duhurën për “një kapiten ekipi”.
Me paraqitjen e sotme ndaj Mançester Junajtid, e ardhmja e Granit Xhakës mund të marrë një drejtim të papritur nëse tekniku Arteta i beson sërish vendin në formacionin titullar.
Granit Xhaka (7): Punoi mirë së bashku me Torreiran dhe dhanë shembull në qendrën e fushës. Një paraqitje që mund të përkthehet ndryshe si lojë prej kapiteni, nëse do ta mbante shiritin.