NATO do të nisë sot një nga stërvitjet më të mëdha në Balltik. Stërvitja është “pagëzuar” me emrin Hedgehog.
Stërvitjet do të zhvillohen në Estoni gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të përfshijnë 15,000 trupa nga dhjetë vende, duke përfshirë MB, SHBA dhe dy vendet që po aspirojnë të futen në aleancë, Finlanda dhe Suedia.
Pavarësisht se ishin planifikuar shumë përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj në Ukrainë, stërvitjet tani po zhvillohen në një moment tensioni të rritur ndjeshëm midis NATO-s dhe Moskës.
Në kontekstin e pushtimit rus, ushtrimet janë shumë simbolike për shtetet baltike, pasi ato synojnë të testojnë aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur një inkursioni të ngjashëm nga forcat armike shkruan BBC.