1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

NATO paralajmëron: Ditët në vijim pritet të jenë më të rënda, Rusia po përdorë bomba thërrmuese

Rekomandime

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot përgjatë një konference ka paralajmëruar se ditët që do të vijnë ka të ngjarë të jenë më të këqija për Ukrainën, me më shumë vd*ekje, më shumë vuajtje dhe më shumë shkatërrim, raporton Sky News.

Stoltenberg shtoi se Rusia ka të ngjarë të sjellë armë më të rënda ndërsa ata vazhdojnë sulmet e tyre në të gjithë vendin e rrethuar.

- Advertisement -

Tutje shefi i NATO’së ka ftuar Vladimit Putinin të ndalë menjëherë agresionin dhe të nisë dialogun me Ukrainën.

Rusia po përdor bomba thërrmuese në Ukrainë, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përgjatë konferencës së sotme.

“ Ne kemi parë përdorimin e bombave thërrmuese dhe kemi parë raporte për përdorim të llojeve të tjera të armëve që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare’’, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit