0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

NATO thotë se Rusia po gënjen: Kjo nuk është një tërheqje e vërtetë e forcave ruse

Rekomandime

Kjo nuk është një “tërheqje e vërtetë e forcave ruse”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke paralajmëruar se sulmet në Ukrainë do të vazhdojnë, raporton CNN.

“Ajo që ne shohim nuk është një tërheqje e vërtetë. Por ne shohim se Rusia po ripozicionon trupat e saj dhe ata po i marrin disa prej tyre për t’i riarmatosur, për t’i përforcuar, për t’i rifurnizuar. Ne nuk duhet të jemi në një farë mënyre shumë optimistë sepse sulmet do të vazhdojnë”, i tha Stoltenberg shefit politik të CNN, Dana Bash të dielën.

- Advertisement -

Stoltenberg po fliste pas raporteve nga qeveria ukrainase të shtunën se i gjithë rajoni i Kievit ishte “çliruar” nga forcat ruse. “Irpin, Bucha, Gostomel dhe i gjithë rajoni i Kievit u çliruan nga pushtuesi”, tha zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Maliar në një postim në Facebook.

CNN nuk ka konfirmuar se i gjithë rajoni i Kievit është pastruar nga trupat ruse nga forcat ukrainase, por ushtria ukrainase ditët e fundit ka rimarrë kontrollin e periferive përreth kryeqytetit, të cilat kanë mbetur nën kontrollin e qeverisë. Ushtria ruse ka thënë se është “de-përshkallëzimi” rreth Kievit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit